Beatrix në gjendje të rëndë psikologjike, ja çfarë po ndodh pas daljes

Big Brother Vip fun club eshte emisioni i dedikur krejtesisht Big Brother dhe te gjithe banoret qe dalin nga shtepia me e famshme ne Shqiperi flasin aty. Prezantuesja Dojna Mema kishte te ftuar sot ne emision dy te larguarit e fundit, ata jane Dj Dagz dhe Xheisiaren. Te dy folen dhe rrefyen eksperiencen e tyre.

Dojna foli dhe ne lidhje me mungesen e Beatrix Ramosajt ne emision dhe tregoi arsyen e vertete se pse kengetarja nuk kishte pranuar te vinte.

“Me duhet te ju them arsyen e vertete se pse Beatrix nuk ka pranuar te vije ne Fun Club dhe dua te jem e sinqerte me te gjithe ndjekesit tane.

“Trixa na ka kthyer mesazh dhe na ka thene se eshte ne nje gjendje te ngarkuar psikologjike dhe nuk deshiron qe te flase momentalisht per kete eksperience.

“Ajo nuk dot e vije, por duhet thene se e ka gjithmone deren hapur per te folur ne emisionin tone, kurdo qe te ndihet me mire e te flase”, tha Dojna.