Moderatorja Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Vjollca shfaqet gjithmonë në super formë dhe jo rrallë herë vëmendjen e marrin format trupore. Kësaj here ajo ka vendosur të ndajë në rrjete sociale një foto ku është shfaqur tejet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
E grimuar për emisionin të cilin ajo drejton ‘Klanifornia’, Marinën e pamë për herë të parë me dhëmbë të kalbur, syze të mëdha optike dhe aspak të kuruar. Me siguri që nëse pamjet nuk do ishin publikuar nga grimieri i saj, vështirë se do ta njihnim moderatoren simpatike. Pas publikimit të pamjeve në ‘Instagram’ fansat dhe ndjekësit reaguan menjëherë duke shprehur habinë.