Vendimet e Bordit të Transparencës për datën 31 Gusht 2022 ka vendosur çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin.
Konkretisht çmimet e vendosura janw:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Fluturon … Fluturon … Nafta! Shkon 248 lekë/litri
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 Gusht ora 14.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ndërkohë më 27 gusht Bordi vendosi çmimin shitjes me pakicë të naftës jo shumë se 248 lekë/litri, 9 lekë më shumë se çmimi i caktuar më 23 gusht.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ishte jo më shumë se 201 lekë/litri, 4 lekë më pak se çmimi i caktuar më 23 gusht
Ndërkohë gazi u shit me 79 lekë/ litri.