Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. K., 51 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor “Gramsh–Sotirë”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi E. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 70 vjeç, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.