Disa njerëz e gjejnë misionin e tyre në jetën publike duke u shndërruar në kasnecë të errësirës, duke u përpjekur të mbulojnë diellin me shoshë e duke u kacavjerrur pas fjalëve boshe e logjikës së mbrapshtë. Njëri prej tyre, i mirënjohur për hiletë e vjetra e paftyrësinë e re, është Ilir Yzeiri. Me një gjuhë që të kujton gazetat e murrëta të një kohe që shpresonim se kishte vdekur, ai i është sulur drejtësisë, gjykatësve dhe kujtdo që nuk përkulet para frikës dhe padronëve të tij.
Po kush është Ilir Yzeiri që na jep leksione për demokracinë? Ky është njeriu që dikur, si pedagog në Elbasan, përkthente libra me Google Translate e pastaj i shiste me detyrim studentëve, duke i kërcënuar se nuk do t’i fuste në provim nëse nuk paguanin haraçin e tij intelektual. Ky është i njëjti që e kanë rrahur disa herë për shkeljet e tij, njëra madje në shkollë, kur ia nxorën sheshit hipokrizinë dhe amoralitetin. Ky është i njëjti që nuk mund të hapë gojën për të folur për drejtësinë pa e pastruar më parë historinë e tij nga pisllëku i shantazheve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të vogël e të madh.
Në shkrimin e tij, ky pseudo-akademik sulmon një gjykatës për pamjen e tij fizike – një argument aq i dobët e i padenjë, sa nuk do ta përdorte as një nxënës i shkollës fillore. Në mungesë të fakteve dhe arsyetimit logjik, ai zvarritet në baltën e fyerjeve personale, një taktikë që vetëm të dëshpëruarit dhe mashtruesit përdorin.
Ai thotë se vendi po kthehet në një kënetë, por nuk shikon se ai vetë është një nga bretkosat që krokat më fort nga ajo kënetë. Thërret për “linçime” të padrejta, ndërkohë që vetë linçon gjykatës, prokurorë dhe këdo që nuk këndon këngën e paguar prej tij. I indinjuar se gjykatat nuk funksionojnë sipas orekseve të tij, ai kërkon që të ndërhyjë politika për të përmbysur vendimet gjyqësore – një kërkesë që vetëm një shërbëtor i verbër i pushtetit mund ta bëjë.
Nëse dikush ka bërë që ky vend të jetë në këtë gjendje, janë pikërisht njerëz si Ilir Yzeiri – ata që me hipokrizi e servilizëm kanë ngritur në kult të keqen, që kanë përulur arsimin dhe e kanë bërë një treg, ata që kanë abuzuar me studentët e tyre dhe që sot na shiten si moralistë të dëshpëruar.
Ndaj, kur Yzeiri të shkruajë herën tjetër për drejtësinë, le të kujtojë se e vërteta është kokëfortë: sado të ulërasë, sado të shpifë e të çirret, ajo nuk ndryshon. Dhe ajo e vërtetë është se Shqipëria ka nevojë për drejtësi të pavarur nga klithmat e atyre që dikur shisnin diploma e sot duan të shesin moral.