Një baba u bashkua me bijën e tij pas 38 vitesh sot tek “Ka një mesazh për ty”. Yzeiri tregoi se e lane vajzën Afërdita Duke kur ajo ishte 8 muajsh në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Stafi i të Dielës Shqiptare kishte arritur ta gjente Afërditën, e cila sot jeton në Itali dhe është e birësuar nga prindër italianë.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/10/55E54D06-9C81-44C5-AB73-3E8E03ECC8C8-1024x556.jpeg?resize=618%2C336&ssl=1)
Ajo mban emrin Maria Pia Malteze dhe tregoi fëmijërinë e vështirë në jetimore, ku nuk trajtohej mire dhe nuk ushqehej. Madje shpeshherë ajo dh unoheshe nga edukatoret. Maria u shpreh se mendonte që prindërit nuk i kishte dhe ishte fëmijë i vetëm. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte fri kë, por më pas pranoi.
Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegoi se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo.
Maria pranon që t’i takojë dhe të parin përqafoi babain. Yzeirit nga emocionet i ra të fikët. U desh ndërhyrja e stafit që Yzeiri të merrte veten.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/10/640-0-60cf5177c3b7e.jpg?resize=618%2C348&ssl=1)