Është luajtur sfida e dytë, Atalanta-Young Boys e vlefshme për UEFA Youth League, ose siç njihet ndryshe Champions League për të rinjtë. Skuadra italiane ka fituar pastër 3-0 ndaj Young Boys, ndërsa gjyqtari kryesor ishte Enea Jorgji. Arbitri nga Elbasan bëri një paraqitje pozitive, ndërsa nxori nga xhepi 4 herë kartonin e verdhë. Në këtë ndeshje, Jorgji ishte i ndihmuar nga Nertil Bregasi dhe Emigers Ganxhi.
Në orën 17:00 do të jetë radha e një tjetër arbitri shqiptar që të vendosë drejtësi në UEFA Youth League. Bëhet fjalë për Eldorian Hamitin që do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen, Csikszereda-Angers.