Elbasani vazhdon me afrimet në këtë merkato. Xhonatan Lajthia është futbollisti i radhës që i bashkohet “anijes” së verdhebluve.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare mes tyre. Lajthia kalon te Elbasani pas aventurës së tij me Bylisin, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Egnatian, Teutën dhe Erzenin
Një nga talentët e spikatur të futbollit shqiptar Xhonatan Lajthia vishet verdheblu. Lajthia vjen në Elbasan për 2 sezone pas eksperiencës me ekipin e Bylis. 25 vjeçari numëron paraqitje me Egnatian, Teutën dhe Erzenin”, ka shkruar klubi verdheblu.