A jeni dakort? Elbasan, parkimi publik me pagesë. Bashkia vendos tarifën …

Pas Tiranës dhe Korçës, Elbasani do të jetë bashkia e tretë që do të aplikojë parkimin publik me pagesë. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak ka vendosur që të aplikojë tarifën e parkimit, e cila, për hir të së vërtetës, është miratuar vite më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar. Sipas tarifave të miratuara, parkimi do të jetë 50 lekë për një orë, ose tarifim mujor prej 1500 lekësh të reja për rezidentët.

Rrugët që do t’i nënshtrohen parkimit me pagesë janë ato kryesoret e qytetit, që kanë dhe më shumë ngarkesë. Por, si e kanë pritur qytetarët elbasanas aplikimin e parkimit me pagesë?

“Njerëzit janë dobët nga ana ekonomike, nuk kemi të paguajmë”, thonë disa.

Ka edhe të tjerë që theksojnë se është vendim i drejtë: “Normale, kur lë makinën aty, duhet të paguash”.

Bashkia parashikon që administrimin dhe arkëtimin e parkimeve me pagesë ta bëjë vetë, pa kontraktuar firma private apo institucione të tjera./A2NEWS