Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua për në stacionin e zjarrfikëses në Peqin, pasi prej 2 javësh punonjësve të këtij sektori, nuk u ka kaluar paga. Përveç pagesës, problematike janë kushtet e punës, pasi makina e tyre, vetëm është jashtë çdo standardi,nuk kanë asnjë mjet, as veshje, as maska, asgjë.
Për këtë rast pyeti në Bashkinë Peqin, por aty zbuluam që vetë bashkia kishte 3 muaj pa marrë pagat.
Më pas, u kërkuan informacion nga 2 nënkryetarët e bashkisë, Madrid Sula dhe Xhesiana Dokja dhe ata premtuan zgjidhjen e pagave të zjarrfikësve, ndërsa thanë, se ata vetë, mund të marrin një pagë të prapambetur.
Sipas dy nënkryetarëve, kjo situatë e përsëritur, ka ardhur, për shkak të mosmbledhjes së taksave.