Një 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej gati dy javësh. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga familja në komisariatin numër 5. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.
Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.
Grupi i hetimit ka mundur të gjejë një celular në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë, që dyshohet se i përket të zhdukurit.