Rusia ka pranuar publikisht, për herë të parë që nga nisja e kësaj situate të vështirë në territoret e Ukrainës, se plani nuk po shkon siç shpresohej.
“Do të doja të them se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim, por nuk e them dot”, tha kreu i Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, të dielën në mbrëmje.
Kur flet ai, praktikisht ka folur Vladimir Putin. Eshtë 100% e njëjta gjë. Deri tani, presidenti rus Putin ka pohuar vazhdimisht se i ashtuquajturi opera.cioni special po shkon plotësisht sipas planit.
Duke prezantuar vështirësitë për realizimin e planit rus, Zolotov iu referua “naz.istëve” që fshiheshin në shkolla, kopshte dhe shtëpi pas civilëve paqësorë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Megjithatë Zolotov është i bindur se Rusia do të triumfojë në fund. Ai njoftoi se edhe Garda Kombëtare Ruse gjithashtu po merr pjesë në këtë plan të mirëmenduar të rusëve.
Këtë javë procesi i bisedimeve ka sjellë disa lajme të mira. Duket se e gjitha kjo situatë po shkon drejt fundit. Zelensky dhe Putin kanë dhënë sinjalet e paqes. Së shpejti do të njoftohet se cilat janë vendimet për t’i dhënë fund gjithckaje me qetësi.
Nje koment
Pingback: 3screenshot