Më në fund një lajm i mirë ka ardhur nga studimet për vaksinën kundër koronavirusit. Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive. Rezultatet kanë dalë pozitive tek 1.077 persona të cilët i janë nënshtruar testit duke u vaksinuar. Trupi i tyre ka krijuar antitrupave dhe qeliza të bardha të gjakut që luftojnë koronavirusin. Gjithashtu vaksina nuk ka provokuar efekte anësore.
‘BBC’ raporton se gjetja e kësaj vaksine është premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse është e mjaftueshe për të ofruar mbrojtje të sigurtë nga Covid-19.
Menjëherë pas rezultatit pozitiv, Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.