Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka njoftuar shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në disa pozicione. Aplikimet të fillojnë më datë 16.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.03.2022 dhe dorëzimi i dokumentacionit, të bëhet në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, NJOFTON shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në pozicionin Teknik i mesem i specialiteteve të ndryshme per T.I, në Seksionin e Teknologjisë dhe Informacionit, në Sektorin e Logjistikes/TI në Drejtorine Vendore të Policisë Elbasan -punonjës administrativ-klasa-IX.
Aplikimet të fillojnë më datë 16.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.03.2022 dhe dorëzimi i dokumentacionit, të bëhet në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Kriteret e pranimit në pozicionin e shpallur vakant, janë:
Aplikanti duhet:
1. Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin professional;
2. Të ketë njohuri dhe aftesi të mira kompjuterike;
3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
4. Te ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi.
Aplikanti të paraqesë, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, dokumentacionin e mëposhtëm:
* Formularin e aplikimit tip;
* Fotokopje të kartës së identitetit;
* Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
* Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B” ;
* Certifikatë të gjëndjes gjyqësore;
* Certifikatë familjare;
* Vërtetim nga gykata;
* Vërtetim nga prokuroria;
* Raport mjeko-ligjor;
* Fotokopje e librezës së punës;
* Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
TË INTERESUARIT TË KONTAKTOJNË SEKTORIN E BURIMEVE NJERZORE.