Ne emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka qenë i ftuar Eduard Pipero, vëllai i mjekut të njohur Pëllumb Pipero, i cili prej vitesh jeton në Gjermani. Eduarti ka rrëfyer një anë tjetër të një prej mjekëve më të mirë infeksionist shqiptar të cilin ai ka fatin ta ketë vëlla.
“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë.”,- tha ai.
Gjatë komunikimit të tij në Skype, Eduardi u shpreh se ndihet i frikësuar për të vëllanë, por edhe për të gjithë mjekët e tjerë që janë në vijë të parë në lutën ndaj koronavirusit madje ndau me publikun një detaj të sakrificës së tij si mjek
“Një ditë kur fola me të kishte pothuajse tre ditë pa fjetur”.
Ndër të tjera, ai u shpreh se është shumë i lidhur me Pëllumbin, pasi mamaja i ka lënë në moshë shumë të re, babai i ka ndërruar jetë para disa kohësh dhe Pëllumbi për ta (për Eduardin, motrat dhe vëllezërit e tjerë), është baba, motër dhe vëlla.
“Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam mundurar t’i lidh me doktorin. Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin.”
Vëllai i mjekut të njohur u shpreh se ai gjithmonë ka këmbëngulur që vëllezërit dhe motrat e tij të ndiqnin shkollën dhe të studionin.
“Pëllumbi është më i madhi i fëmijëve, ne jemi 5 vëllezër dhe 2 motra. Para disa vitesh na vdiq babai, nënën e kemi humbur shumë herët dhe Pëllumbi është për ne nënë, baba, vëlla. Është ashtu siç e shikoni në televizor. E duam shumë, ka bërë shumë, është zemërgjerë. Të gjithë fëmijët tanë janë me universitet. Ai gjithmonë i thoshte: shikoni shkollën, bëni shkollën”, tregoi Edmondi, i cili jeton në Gjermani ku është edhe sipërmarrës.
Mjeku Pëllumb Pipero është i martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë dhe prej pak vitesh është bërë edhe gjysh.