Llatja dhe Gjiknuri kujtojnë ” Ditën e Rinisë”, me ish-studentët e dhjetorit 1990

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiiknuri, kanë kujtuar ‘Ditën e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Në ambjentet e “Real Skampis”, janë ftuar ish-studentët e viteve 90 të Elbasanit të cilët ishin pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit në vitin 1990.

Kreu i Bashkisë z. Llatja, u shpreh se “kënaqësi që takojmë këta ish studentë, të cilët rrëfyen me nostalgji ndodhitë e atij viti që celi udhën e demokracisë në Shqipëri”. Më 8 dhjetor të vitit 1990 një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës si edhe studentë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Që nga viti 2009 data 8 dhjetor përkujtohet si festë kombëtare.