“Vëllai i Madh” i ka përgatitur Ilirit një super surprizë për spektaklin e sotëm, bëni shamitë gati sot

Ilir Shaqiri është një nga lojtarët më të fortë të Big Brother Vip. Balerini shqiptar që jeton në Itali është futur nga dita e parë, më 5 tetor. Ai konsiderohet si një nga shtyllat e shtëpisë, së bashku me Donaldin, dhe mendohet se fitorja mund të ndahet mes tyre.

Finalja duket e sigurt për të dy, nëse nuk shkojnë në nominim me njëri-tjetrin dhe çmimi i madh prej 100 mijë euro pritet të ndahet mes tyre.

Sot në Big Brother do të ketë një surprizë të fortë për balerinin shqiptar. Ai do të presë një familjar të rëndësishëm, ku me siguri nuk do të mungojnë lotët.

Vëllai i Ilirit do të futet sot në shtëpinë më të famshme për të takuar e për t’u çmallur me vëllain e tij. Më parë e ka takuar edhe vajza, Emily.

Vëllai do t’i japë forcë dhe disa këshilla të rëndësishme nga jashtë shtëpisë. Shumë emocione na presin sot në Big Brother Vip Albania.