Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për situatën epidemiologjike në vend. Komiteti Teknik ka vendosur që doza e tretë përforcuese të bëhet për çdo qytetar të grupmoshës +18 vjeç, 6 muaj pasi ka bërë dozën e dytë.
“Përhapja e variantit të ri Omicron, duhet të na gjejë akoma më të mbrojtur, ndaj është thelbësore, vijimi i vaksinimit me dozë të parë për çdo qytetar nga mosha + 16 vjeç, si dhe për fëmijët +12 vjeç me sëmundje që cënojnë imunitetin”, bëhet me dije nga ekspertët.