Disa produktet e stinës, që preferohet të konsumohen gjatë dhjetorit janë:
Brokoli- është “super ushqimi”, të cilin mund ta konsumoni në shumë forma. Ai ka shumë pak kalori dhe ka një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve.
Lulelakra- edhe lulelakra konsiderohet si “super ushqimi” i ditëve të ftohta. Ajo përmban një numër të lartë të përbërësve ushqimorë, të cilët kanë një rëndësi të lartë për shëndetin tonë. Prezenca e acidit folik dhe kalciumit, i siguron asaj veti anti- oksiduese, që i luftojnë sëmundjet e lidhura me inflamacionin, sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
Arrat- mund t’i konsumoni gjatë gjithë vitit, mirëpo në këtë kohë ato janë më të freskëta si dhe kanë një numër të madh të benefiteve. Ato përmbajnë acide yndyrore, që janë të domosdoshme për kryerjen e shumë funksioneve të trupit.
Lajthitë- edhe lajthitë sikurse arrat kanë një nuëmr të lartë të benefitve shëndetësore. Përmbajnë vitaminën A, C dhe K, të cilat janë shumë të nevojshme për kryerjen e proceseve të rëndësishme të organizmit.