“Ura mbi Bunë”, Rama publikon projektin që do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pjesë të projektit të “Urës mbi Bunë”.

Sipas kreut të qeverisë ky është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m.

Ky projekt pritet t’i japë një shtysë lëvizjes së njerëzve, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=879430963168459