Pas sherrit të bujshëm në Kuvend që u shoqërua me konfrontim fizik mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, deputetët mesa duket kanë gjetur ‘paqen jashtë foltores së Kuvendit’. Ata kanë shkuar të qethen tek i njëjti berber, Xhimi Beqiri. Fotot janë publikuar nga ky i fundit, i cili shkruan se në Parlament zihen ndërsa tek ai jo, pasi kanë frikë nga gërshërët.
“Këtu tek ne, nuk zihen kurrë. Parlamenti i ka fajet, ose ndoshta kanë ‘frikë’ nga gërshërët ? #DitaEPaqes”shkruan berberi në postimin e tij.