Sot policia italiane ka ndaluar njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37 vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës.
Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën.
Urdhëri i arrestit është lëshuar gjatë natës, shkruan media italiane Tgcom.
Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.
Kronologjia e ngjarjes: 37 vjeçarja është goditur me thikë teksa ajo po priste djalin e saj të dilte nga shkolla.
Ajo ndërroi jetë para se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje.
Në fillim u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.