Jetojmë të rrethuar nga informacionet e gabuara, e po ashtu këtë të dielë Indeksionline ka deklaruar se Gjon Karrica i njohur si lugati ka rezultuar pozitiv me Hiv/aids duke ngjallur panik.Ndonse të njëjtin lajmë të rremë e ka përgënjeshtruar po i njëjti portal teksa kërkon falje.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Klan Kosova me një deklaratë ku tregon gjendjen e Lugatit.Nga Klinika Infektive në ShSKUK kanë njoftuar të dielën mbrëma për gjendjen e pacientit, Gjon Karrica.
“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.