Ish missi shqiptar, Trejsi Sejdini njihet për fotot që ndan shpesh në rrjete sociale. 21 vjeçarja ka forma perfekte trupore, të cilat nuk nguron t’i tregojë. Modelja prej disa kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon karrierën e saj. 21 vjeçarja nuk ishte komentuar më për jetën private, mirëpo së fundmi ajo është fotografuar duke darkuar me reperin e njohur Don Xhon.
Mirëpo dyshja u përfolën se ishin bërë bashkë prej një bashkëpunimi dhe kjo ka rezultuar e vërtetë, pasi mbrëmjen e djeshme artisti ka publikuar klipin e tij më të ri ku protagoniste ka qenë Trejsi. Sejdini është modelja e klipit të tij, ndërsa kjo këngë ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re mes çiftit. /Descript.al/