U bë mama 6 vjet pas lidhjes me djalin nga Miloti, kjo mund të jetë arsyeja pse Aurela Hoxha nuk tregoi asgjë

Prej pak kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini. Ndërkohë, mediet këto ditë kanë publikuar lajmin se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar, një lajm që është përpjekur ta mbajë të fshehtë.

Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë me djalë, por deri tani ajo s’ka postuar asnjë foto as kur ishte shtatzënë dhe as tani që është bërë nënë. Lajmeve në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së saj, Aurela iu përgjigj thjesht me një postim nga jeta e përditshme në Barcelonë. Po cila është arsyeja që Aurela vendosi ta mbajë sekret lindjen e fëmijës në Spanjë?

Burime pranë saj kanë treguar për gazetën “Panorama Plus| se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Kujtojmë që në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë gjashtë vite bashkë, ndërsa ndau edhe një moment të bukur me të në “InstaStory”. Mirëpo, edhe në atë rast u pendua dhe e fshiu postimin shumë shpejt, duke qenë se në raste të tilla legalizimi, monitorohen edhe rrjetet sociale të aplikantëve.

Para pak muajsh, ajo foli për planet që kishin bërë për martesë, duke thënë se dëshironte të bënte një dasmë të madhe tradicionale shqiptare, si dhe zbuloi vetë dëshirën për t’u bërë nënë.

“Mendoj se disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti! Mendoj se momenti kur do bëhesh mami, është një gjë aq e veçantë, saqë sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do të vijë në jetë. Është i mirëseardhur kurdo që të jetë. Nuk e shoh as të largët dhe as të afërt.”, tha ajo./Burimi PANORAMA PLUS