Donaldi dhe Beatrixa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre nuk arriti të përjetohet edhe jashtë mureve të shtëpisë së “BBV”.
Trixa e fshiu Donaldin nga Instagrami, veprim të cilin e bëri edhe Donaldi pas saj.Ai fshiu të gjitha postimet me të, ndërsa këngëtarja ende mbante një moment të bukur kur merrte pjesë në episodet e “BBV” pasi u eliminua nga shtëpia.
Nga katër fotografitë që kishte shpërndarë në Instagram, tani ajo ka lënë vetëm tri duke e fshirë imazhin romantik me Donaldin në të cilin shkëmbenin shikim dashurie. Këngëtarja i jep fund lidhjes dhe si duket nuk ka kthimë mbrapa.
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm 24 orë pas mbylljes së aventurës në Big Brother VIP. Kush e priste kështu? Mbase askush, por ndodhi.
Romanca që nisi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri nuk e pati të gjatë dhe këngëtarja i doli kundër aktorit vlonjat, duke e cilësuar historinë e tyre të rreme.
Spekulimet nisën pasi ata nuk u panë bashkë në festën e organizuar nga Top Channel te Plaza. Pas lajmeve të ndryshme në media, këngëtarja konfirmoi ndarjen.