Tritoli në Tiranë/ Bashkëjetuesja e Sadikajt: Vuri re diçka te serbatori

Më datë 8 qershor, Aleksandër Sadikaj ka qenë në Memaliaj te ferma e tij dhe ka qëndruar deri të nesërmen në drekë ku më  është kthyer në Tiranë.

Natën para atentatit (më datë 9), ka konsumuar darkë në zonën e Selitës në Tiranë, me bashkëjetuesen e tij.

Më pas kanë vajtur për të fjetur dhe të nesërmen, 27-vjeçari e ka lënë në gjumë bashkëjetuesen e tij.

Pasi kanë dalë nga lokali, kanë konstatuar se diçka nuk shkonte në makinën e tyre në pjesën e serbatorit, por Aleksandër Sadikaj nuk e ka vlerësuar.

Makina ka qëndruar e parkuar deri të nesërmen kur ata janë ndarë dhe Sadikaj përshkoi Unazën e Madhe që të nxjerr në Sauk. Koha nga momenti që ka ndezur makinën deri në vendin e atentatit është më pak se 6 minuta.

Detajet e mësipërme janë zbardhur nga dëshmia e bashkëjetueses së Sadikajt, e cila mes të tjerave ka deklaruar se ky i fundit kishte disa probleme për çështje borxhesh që i kishin dhe që nuk ka arritur dot t’i merrte pas.

Ajo thotë se kishte disa herë telefonata me persona, që e reja pretendon se nuk i njeh, me të cilët diskutonte për këto detyrime.

I riu, përveç fermës në Memaliaj, kishte në pronësi edhe një biznes në Tiranë dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Memaliajt dhe kryeqytetit.

Policia po heton në dy pista, e para që ngjarja të ketë ardhur nga aktiviteti i dyshuar kriminal i narkotikëve dhe e dyta për konfliktet që mund të ketë pasur për çështje biznesi apo detyrimesh financiare.

© SYRI.net