Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë dhunuar familjarët e tyre. Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se në pranga ka rënë 34-vjeçari A. T. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu është arrestuar edhe 47-vjeçari me iniciale A. Ll, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Të dy të arrestuarit janë banues në Elbasan.
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë edhe 35-vjeçari I. K. banues në Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.