Data e fillimit të “Big Brother VIP” tanimë është konfirmuar dhe është 5 tetori. Mirëpo, prej muajsh po përfliten emra të panumërt se kush do të jenë banorët e famshëm që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Personazhet ende nuk janë zbuluar, por Lori Hoxha tregoi disa nga emrat e njohur që janë kontaktuar për t’u bërë pjesë e reality-show-t.
“Unë di të them se asnjë nga banorët tanë nuk ka dalë deri në njëfarë pike. Ne kemi disa muaj që merremi me këtë program dhe kemi disa muaj që kemi kontaktuar disa njerëz. Kështu që nuk doli asnjë personazh i joni, për ne ishte shumë e çuditshme. Menduam se njerëzit do të flisnin, sepse është njerëzore”, -tha Lori në një intervistë me Jonida Aliçkollin për Top Albania Radio.
Lorit iu përmend një listë VIP-ash, duke filluar nga Rudina Dembacaj, Robert Aliaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Bleona, Fatma Haxhialiu, Alex Seitaj, Ema Andrea e shumë të tjerë. Ajo tha se pothuajse të gjithë emrat e përmendur janë kontaktuar dhe madje, një pjesë e tyre do të jenë brenda shtëpisë.
“Besoj që të gjithë janë kontaktuar, i gjithë showbiz-i shqiptar është kontaktuar. Me përjashtim të Robert Aliajt, por me mendimin se do të jetë i ngarkuar me ndonjë projekt tjetër, por jo për ta përjashtuar. Ish-konkurrentët e “Big Brother” nuk janë kontaktuar. Në dijeninë time të gjithë këta janë kontaktuar. Realisht unë nuk jam marrë me përzgjedhjen e personazheve, sepse kam dashur që produksioni të rrijë jashtë kontentit. Sepse kjo është më e drejtë”, -tha Lori.
Lori zbuloi gjithashtu se opinonistët janë dy, një grua dhe një burrë, dhe përjashtoi mundësinë që opinionist do të jetë sërish Arian Konomi.