Një 65 vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel në Tiranë. Policia informon se ai është gjetur nga i vëllai.
‘Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak”informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.