Tragjedi në Greqi, vëllezërit shqiptarë ndërrojnë jetë në aksident

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Dy vëllezër me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident automobilistik.

Protothema shkruan se drejtuesi i mjetit ishte një 30-vjeçar e pasagjer ishte vëllai i tij, 27 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lamia-Livadeia.

Mjeti me pesë pasagjerë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kangjellat. Për shkak se mjeti ishte me shpejtësi të madhe, 30-vjeçari nuk ka arritur që të ndalë atë.

Si pasojë, makina ka përfunduar në ujërat e lumit Erkyna. Si pasojë, vëllezërit kanë humbur jetën e tre të tjerë janë plagosur.

Nga të plagosurit, njëri ishte shqiptar e dy grekë. Të plagosurrit janë çuar në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.