Emisioni Top Story nuk do të transmetohet më në ekranin e Top Channel. Nga një emision politik, Top Story filloi me vajtjen e Ben Blushit drejtor. Emision që u përdor nga Ben Blushi dhe Endrit Habilaj për interesa krejtësisht të dyshimta. Ndësa sot vete Top Channel akuzon për gjoba stafin e Top Story.
Autori i emisionit është kapur duke u paguar në disa kompani nga inceneratorët, që janë quajtur afera e shekullit. Në emër të gjoja investigimeve, bëheshin sulme për qëllime të pastra klienteliste. Ndërsa Top Channel u kthye në megafonin e inceneratorëve, pra nuk ishte vetem emisioni.
E në fakt akuzat për gjoba që qarkullonin në qarqet mediatike janëë pranuar publikisht edhe nga vetë Top Channel. Në një kronikë të përgatitur, ky televizion e pranon që kishin gjobaxhinj në staf.
Ne fakt i duheshin 4 vite ta kuptonin? Mbaruan gjobat nga ekrani i Top Channel me mbylljen e Top Story?
Kronika e përgatitur nga Top Channel:
Së pari një sqarim për shikuesit: Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.
Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’ja përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.
Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.
Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.
Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.
Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.
Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri. Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave.
Emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër, Top Story rikthehet në “prime time” politik.