Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, ku një 30-vjeçare ka ndërruar jetë.
Në vendin e quajtur Përroi i Rikajt në Kavajë, R. C., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel