Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi herët mëngjesin e së mërkurës ishullin e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 64.4 kilometrash, rreth 19 kilometra në jug të ishullit Kasos.
Autoritetet greke lëshuan një paralajmërim paraprak për cunami përmes sistemit të alarmit emergjent 112, duke u bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat bregdetare.
Lëkundjet u ndjenë edhe përtej kufijve të Greqisë, përfshirë Turqinë jugperëndimore, Izraelin dhe pjesë të Egjiptit.
Greqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe përjeton shpesh tërmete.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.