Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se java në territorin e Shqipërisë do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.
Maksimumet e temperaturave deri të mërkurën do ë shënjojnë 33 gradë Celcius, ndërsa dita ditës do të kemi një rritje graduale të vlerave termike.
Pas të mërkurës, Osmani tha se temperaturat do të rriten shumë dhe do të shkojnë deri në 38 gradë Celcius, kryesisht në Elbasan dhe Berat.
Valët e të nxehtit po përfshijnë gradualisht jugun e kontinentit europian, sqaroi meteorologu, i cili shtoi se pas kësaj fundjave moti do të jetë i nxehtë.
“Për fat të mirë territori shqiptar është në periferi të këtyre valëve duke bërë që dhe temperaturat e larta më së shumti t’i përjetojë Italia jugore dhe pjesërisht ajo qendrore,” – tha Osmani.
Mot i qëndrueshëm premtohet dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu. /Euronews Albania/