Një 49-vjeçare ka bërë një denoncim në Policinë e Shkodrës se i kanë humbur dy fëmijët.
Shtetasja me inicialet D.K., ka thënë në polici se i janë zhdukur dy djemtë e mitur, 17 dhe 15 vjeç që prej datës 1 qershor.
Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.