Rreth 28 mijë maturantë kanë aplikuar për degët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Kështu u shpreh zëvendës dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Najada Çomo në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Ajo deklaroi se numri i kuotave është rritur me 100, duke shkuar në 360.
“Numri i personave që kanë aplikuar janë 27,984 për këtë universitet. Regjistrimet apo aplikimet që kanë bërë studentët në këtë raund të parë që vazhdojnë akoma, pjesa më e madhe është në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme, më pas e farmacisë dhe shëndetit publik.
Sa i takon pjesës së Fakultetit të Mjekësisë, shtimi i numrit të kuotave ka bërë të mundur dështimin e aplikantëve, për të siguruar qoftë në Mjekësinë e Përgjithshme apo në farmaci. Kuotat në fakultetin e Mjekësisë janë rritur me 100, vjet 260 kuota, sivjet janë 360 kuota”, theksoi Çomo.