Muaji i lindjes sonë ndikon në shumë aspekte të jetës sonë. Në personalitetin tonë, në aftësitë tona dhe në shëndetin tonë.
Këtu nuk është fjala për astrologjinë, por për faktet e provuara me studime statistikore. Për ju që jeni lindur në nëntor, këto janë gjashtë gjërat për shkak të të cilave me siguri jeni të veçantë:
Njerëz “të mëdhenj”
Ata të lindur dimrit dhe në muajt më të ftohtë të vitit kanë tendencë që jenë më të gjatë dhe më të mëdhenj pas lindjes dhe në fëmijëri se ata të lindur në verë dhe gjatë muajve të ngrohtë.
Për shkencëtarët, bebet e lindura gjatë muajve të ftohtë kanë gestacione në muajt më të ngrohtë të vitit, që do të thotë se në mitër kanë pasur qarkullim më të mirë të gjakut dhe marrje më të mirë të vitaminës D, që kryesisht është meritë e qëndrimit në diell.
Fizikisht janë më të aftë
Hulumtimi i gatishmërive fizike të fëmijëve shkollorë ka treguar që fëmijët e lindur në nëntor kanë kondicion më të mirë madje për 10% se moshatarët e tyre të lindur në muajt e tjerë.
Zgjohen më herët
Njerëzit e lindur në vjeshtë dhe në dimër bien në gjumë më herët, gjë që do të thotë që të gjithë zgjohen më herët se të tjerët.
Janë majtakë
Fëmijët e lindur në nëntor kanë probabilitet më të madh të jenë majtakë, ka konstatuar një hulumtim i bërë në 13.000 njerëz.
Janë të rezistueshëm ndaj sëmundjeve
Njerëzit e lindur në nëntor kanë më pak probabilitet që të sëmuren nga sëmundjet auto-imune dhe çrregullimet kardiovaskulare. Hulumtimi po ashtu ka treguar që kanë më pak prirje për depresion.
Jetojnë më gjatë
Hulumtimi i bërë në Chikago ka treguar që njerëzit e lindur në nëntor të shumtën e rasteve arrijnë ditëlindjen e njëqindtë!