IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë njoftuan sot se kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të mureve të brendshme të pallatit në lagjen 17, rruga “Dalip Peza”, pallati i Kastratit në Durrës. Për arsye sigurie, bashkia e Durrësit dhe këto institucione u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 200 m nga vendi i shpërthimit, ditën e diel më datë 20 shtator 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe të subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Shembjet po ndodhin për të filluar ndërtimin e godinave të reja për banorët e goditur nga tërmeti.