U tha fillimisht se do të ishin katër prezantues, por numri u përgjysmua gjatë rrugës. Si përfundim, prezantuesit e festivalit të RTSH-së do të jenë: Gazetari Blendi Salaj dhe aktorja e prezantuesja Jonida Vokshi. Drejtori artistik i këtij festivali do të jetë Martin Leka, pas largimit të Adi Hilës nga ky spektakël.
“Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi”, shkruhet në faqen e Instagramit zyrtar të Festivalit.
Festivali i Këngës do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor, por kjo në varësi të kushteve të situatës me pandeminë dhe motin, duke qenë se do zhvillohet në ambient të hapur.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.