Për sulmin me armë mbi Top Channel pak pas mesnate, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Rama kërkon që për këtë ngjarje të ketë një përgjigje sa më të shpejtë të institucioneve ligjzbatuese në vend.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shprehet Rama.