Stuhia me borë dhe erëra të forta godet Ballkanin në fundjavë, a rrezikon edhe Shqipëria?

Moti pritet të përkeqësohet me shpejtësi në orët në vijim, pasi stuhia “Carmel” do të godasë Ballkanin dhe kryesisht vendet Mesdhetare në fundjavë , me reshje të dendura shiu dhe stuhi , reshje bore dhe erëra të furtushme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar grek (EMY), i cili ka ngritur alarmin, moti i keq do të prekë Mesdheun juglindor ku priten reshje të dendura shiu, stuhi të forta, erëra të forta dhe lartësi të konsiderueshme dallge. Karakteristika kryesore e motit do të jetë i ftohti i ashpër dhe erërat e forta.

Harta tregon në nuancat e blusë masën e gazit polare që do të mbulojë pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Ballkanit të shtunën më 18/12.