‘Çmendet’ moti në Elbasan. Nga ekstremi në ekstrem.
Ndërkohë që në qytet temperatura ka shkuar 40 gradë, vetëm pak kilometra larg, në Gjinar dhe në zonën e Shpatit, një stuhi shiu dhe breshëri përfshiu trevën.
Sipas banorëve, stuhia zgjati rreth 2 orë dhe shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemtari duke u shkaktuar humbje të mëdha fermerëve.
Breshëri gjithashtu ka thyer xhamin e një prej makinave në zonë.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					