Sipas një studimi të publikuar në ditët e fundit në Gjermani, Europa mund të jetë duke e krijuar më herët imunitetin nga koronavirusi, për shkak të infektimit të një numri të madh njerëzish nga sa mendohej. Shkencëtarët që kanë studiuar rastin në Gangelt, një qytet në qendër të Gjermanisë ku shpërtheu për herë të parë pandemia, i cili tashmë njihet si “Wuhani gjerman”, kanë zbuluar se më shumë se 15% e njerëzve mund të jenë infektuar tashmë nga virusi dhe kanë krijuar imunitet.
Ata shprehen se kanë gjetur antitrupa ndaj virusit dhe te njerëz që nuk nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, duke rritur kështu shpresat se përhapja e metëjshme e tij po ngadalësohet.
Nëse 15% e njerëzve kanë antitrupa, atëherë vďeķshmëria në Gjermani mund të shkojë në nivelin 0.37%. Profesori Hendrik Streeck, virologjisti që drejton studimin tha në një konferencë për shtyp se tashmë një lehtësim gradual i masave të karantinës është i mundshëm.
Studimi i profesorit Streeck është i pari në Europë që vëzhgon impaktin e virusit në një komunitet të tërë. Në të janë përfshirë dhe shkencëtarë të tjerë nga Universiteti i Bonit që kanë testuar më shumë se 1000 persona në Gangelt.