Informacion i shkurtër
Kushtët e pranimit: Mesatere e maturantit: 7
Kohëzgjatja: 3 vjet
Pikët e kreditit: 180
Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe gjermanisht
Ky program studimor më përshtatet, nëse …
… më interesojn gjuha gjermane.
… unë dëshiroj të merrem me çështje teoretike dhe praktike të shkencës së historisë dhe të
gjuhës, letersisë dhe kulturës gjermane.
… më interesojnë kultura të ndryshme.
… unë kam interes për tema historike dhe aktuale në shoqëri, kulturë dhe gjuhë.
Çfarë do të mësoj gjatë studimeve?
Në fillim të studimeve jepen njohuri bazë dhe njohuri praktike të gjuhës gjermane si dhe
njohuri mbi përdorimin e metodave shkencore më të rëndësishme..
Në lëndën Gjermanisht studentët marrin njohuri bazë në fushat e gjuhësisë, letërsisë dhe të
kulturës. Përveç kësaj ofrohen seminare qe trajtojnë pikat e përbashkëta të të dy lëndëve si
histori dhe kulturë gjermane.
Çfarë i bën të veçanta studimet në Universitetin e Elbasanit?
Programi studimor „ Gjuhë Gjermane“ në Universitetin e Elbasanit kombinon lëndë të
ndryshme dhe u ofron studentëve shansin e një formimi më të gjerë dhe mundësinë të
mësojnë e të aplikojnë metodat shkencore të lëndëve të ndryshme studimore.
Cilat janë profesionet që mund të ushtroj pas studimeve?
Studentët përgatiten për profesionet në të cilat kërkohen metoda të punës dhe perspektiva të
ndryshme. Ata mund të bashkëpunojnë edhe me historianë si edhe me ekspertë të gjuhës
gjermane.
Vende pune të mundshme janë muzetë, organizatat joqeveritare, administrata komunale.,
shkollat publike dhe jopublike.
Gjithashtu sudentët mund të përfitojnë bursa të shumta nëpërmjet mbështetjes që japin
ambasadat e vendeve gjermanishtfolëse si dhe fondacionet e ndryshme në vendin tonë, me
fokus të veçantë në promovimin e studenteve.