Një refugjate ukrainase u dashurua me britanikun që e strehoi në shtëpinë e tij ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët.
Tony Garnett, 29 vjeç u dashurua me 22 vjeçarën Sofia Karkadym dhe u larguan nga shtëpia pas 10 ditësh, duke braktisur gruan dhe fëmijët e tij.
Ata u zhvendosën në shtëpinë e prindërve të tij ku dhe po jetojnë momentalisht. Ai tha se kishte rënë në dashuri vajzën ukrainase dhe donte të kalonte pjesën tjetër të jetës me të.
Vajza deklaroi se nuk ishte ajo fajtorja për prishjen e martesës së çiftit.
“Më pëlqente familja. Kaloja shumë kohë me Lornën (gruan e Tony-t) dhe doja ta ndihmoja, por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimet e saj të vazhdueshme dhe tensioni thjesht na shtynë drejt njëri-tjetrit. Ishte ajo që e krijoi këtë situatë se kishte diçka mes nesh, kur ndërkohë nuk kishte asgjë,” tha Karkadym.
Ndërkohë një reagim pati dhe nga ish-bashkëshortja e Tony-t, Lorna e cila deklaroi se vajza ja kishte vënë syrit bashkëshortit të saj dhe bëri çdo gjë që ta merrte, citon The Sun.
“Ajo nuk u interesua fare për familjen që shkatërroi. Gjithçka që kisha u përmbys brenda dy javësh,” tha ajo.
Lorna kishte parë lajmet mbi atë që po ndodhte në Ukrainë dhe dëshironte të ndihmonte njerëzit që kishin nevojë për një shtëpi. Bashkëshorti i saj lajmëroi në faqen e tij në facebook se ofronte strehë për refugjatët ukrainas. Aty i kontaktoi dhe Karkadym.
Ndërkohë që Lorna priste vizën në Gjermani, Tony deklaron se ata të dy u afruan shumë me njëri-tjetrin, madje dhe vajzat e tij e pëlqyen atë.
Dyshimet që ata kishin diçka e shtynë Lornën drejt xhelozisë dhe grindjeve në familje.
“Ata ishin kudo bashkë. Ajo filloi ta shoqëronte në palestër, në makinë flisnin me njëri-tjetrin dhe në shtëpi u afruan më shumë fizikisht,” tha ajo.
Pasi lidhja e tij 10 vjeçare përfundoi për 10 ditë, Tony thotë se ndihet keq për martesën e tij, por Sofia është e pafajshme në këtë mes. Sipas tij asgjë e tillë nuk ishte planifikuar të ndodhte.
Nje koment
Pingback: 2significance