Javën e kaluar, Sokol Balla në mbyllje të programit dha një mesazh të çuditshëm.
Ai tha se shpresoj që do shihen të Hënën mirëpo në një marrëdhënie duhen dy palë. Ai do të rri në Top, por pala tjetër mesa duket jo.
Pak ditë pasi u shkarkua nga pozita e Drejtorit të lajmeve, atij i është mbyllur edhe programi.
Top Story nuk u kthye!
Në vend të tij, mbrëmjen e djeshme po transmetohet film.
Balla u rikthye në Top me 1 mars në vazhdën e ndryshimeve që ndodhën në ekran pas marrjes së drejtimit të plotë nga vajzat e familjes Hoxha. Ai spostoi nga fasha prime time dhe televizioni moderatoren Eni Vasili që për katër vite pati sukses në audiencë me programin Open.
Momentalisht nuk dihet se kush do e zëvendësojë tani e tutje Sokolin. /Prive.al