Pak më parë u bë me dije se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skandalin për bërjen publike të ID-ve të qytetarëve dhe pagave bruto të tyre.
Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Sikurse bën me dije abc, në këtë listë janë emrat e 637 138 shqiptarëve dhe të huajve që janë punësuar dhe marrin pagë në Shqipëri.
Po ashtu, abc thekson se paga më e lartë e deklaruar për një individ në këtë databazë është 24 756 000 lekë dhe i përket një emri mjaft të njohur në vend.
Krahas të dhënave personale mbi të punësuarit, lista ka edhe të dhëna mbi punëdhënësin si NIPT-in, krahas detajeve të tjera mbi ngarkesën e punës.
Por shqetësues është dhe fakti që pasqyrohen shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë dhe rrethe. Për fat të mirë, emrat e të punësuarve nuk janë të pasqyruar.