Situata me Air Albania, ministrja Balluku sqaron çfarë ka ndodhur me kompaninë ajrore

Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar statusin aktiv të kompanisë ajrore Ail Albania, pasi ajo nuk deklaroi pronarët përfitues dhe bilancin e tre viteve të fundit.

Sa i përket kësaj, ministrja e Infrastrukurës dhe Energjetikës dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se Air Albania është një kompani ajrore private dhe shteti ka vetëm 10% të aksioneve.

E sa i përket pronarëve privat të saj, ministrja deklaroi se një ndër to është Turkish Airline, e cila mund të mos jetë në dijeni të dokumentacioneve dhe legjislacionit shqiptar.

“Komenti i parë që unë do të bëj është që ajo është një kompani private në 90% të aksioneve të saj dhe shteti shqiptar ka 10% të aksioneve.

Fakti që QKB-ja zbaton ligjin pavarësisht se shteti është 10% aksioner tregon se sa mirë funskionojnë strukturat shtetërore.

Balluku: Ndërtesat pa leje apo me shtesa konfiskohen, do tu jepen qytetarëve, familjeve në nevojë

Ndërkohë sa i përket procesit, unë jam informuar sot paradite që është një proces rutinë që i ndodh çdo kompanie kur ata nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur për të pasur dritën jeshile nga QKB-ja.

Kështu i ëshët kërkuar AirAlbania-s duke qenë se një nga pronarët është Turkish Airline, është pronar i huaj.

Nuk është i mësuar me rregullat e Republikës së Shëipërisë, që të dorëzojë menjëherë përfituesin fundor, pasi ky ka qenë dhe problemi i shtruar nga QKB-ja. Nga informavcionet që kam di që do të kryehet brenda ditës së sotme, nuk është asgjë e jashtëzakonshme,” tha ajo.

Gjithashtu ajo deklaroi se Air Albania pas muajit tetor do të ketë një zgjerim të avionëve (flotës) dhe fluturimet e destinacionet.