Një shqiptar ka mbetur i plagosur, duke rënë nga lartësia e një ndërtese ku po punonte. Ngjarja ndodhi në Psachna të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka rënë nga 9 metra lartësi, ndërsa është plagosur rëndë.
Punëtori i plagosur u transportua fillimisht në qendrën shëndetësore Psachna, ndërsa pak më vonë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Kalkidës, ndërkohë që thuhet se është në gjendje të rëndë.